Ilustrim - FOTO - Aksident

VIDEO: Aksident me të lënduar në rrugën Pejë- Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Pejë- Prishtinë.

Në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

Sipas qytetarit, aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Klinës.

Siç shihet në video, për shkak të aksidentit rruga është bllokuar për qarkullim.