Vetura godet një këmbësor në magjistralen Ferizaj- Prishtinë

Rreth një orë më parë në magjistralen Ferizaj- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit një person është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor”, tha ajo.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani tha për KALLXO.com se gjendja e pacientit është stabile.

“Pacienti gjendet në diagnostikë në Klinikën Emergjente dhe për momentin është i vetëdijshëm. Tash i hulumtojmë të gjeturat, gjendja e tij është stabile po komunikon me neve mirëpo duhet të kalojnë 4 deri në 6 orë për me përfituar të dhënën e saktë”, tregoi ai.