
Vetëvritet aksidentalisht 18 vjeçari në Kamenicë
Një 18 vjeçar ka vrarë veten aksidentalisht, mbrëmë në Kamenicë.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30, ku 18 vjeçari, duke manipuluar me një pushke gjuetie, aksidentalisht ka vrarë veten.
Sipas prokurorisë dyshohet se viktima M.B., 18 vjeçar nga Gjilani, derisa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten të Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’vetëvrasje aksidentale’’.
Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit.