Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëvendosje në Lipjan e kandidon për kryetar Adnan Rrustemin

Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan e ka kandiduar për kryetar të kësaj komune, Adnan Rustemin.

Kështu kanë votuar sot strukturat e qendrës së LVV-së në Lipjan.

“Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë deputeti Adnan Rrustemi më të cilin me 17 tetor do t’i japim Lipjanit një kryetar të përgatitur e të përkushtuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Adnan Rrustemi aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës.

Më herët ai ka qenë edhe anëtar i KQZ-së nga radhët e LVV-së.

Komuna e Lipjanit tash e dy mandate udhëhiqet nga Imri Ahmeti, që vjen nga LDK.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.