Vetëvendosje: Në 53 seanca miratuam 71 ligje
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila ka deklaruar se në 53 seanca të Kuvendit të Kosovës janë miratuar 71 ligje.
Kusari Lila këtë deklaratë e dha gjatë një konference të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me kënaqësi them se deri më tani kemi arritur të miratojmë numërin e projekligjeve në ligje për tri vite më shumë se legjislaturat tjera. Në 52 seanca janë miratuar 71 ligje. Përveç se këtë vit kemi treguar stabilitet, kemi parë që në prezantimin e skemave dhe shtesave për fëmijë e lehona, është miratuar financimi me Bankën Botërore”- deklaroi Kursari- Lila.
Ajo ka shtuar se në kuadër të procesit të reformës është miratuar edhe ligji për shërbimet sociale.
Në anën tjetër, deputeti Adnan Rrustemi tha se u shtyen përpara reforma në disa sektorë.
“Padyshim, përkundër çdo sfide që jemi përballur si shtet e Kuvend, grupi parlamentar ka arritur të shtyjë përpara reforma në sektorë të ndryshëm. Janë miratuar 71 ligje. Ligjin për Byronë, Ligji për Prokurorin e Shtetit, Ligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës, Ligji për parandalimin nga dhuna në familje, Ligji për Kodin penal, etj. Këto janë disa nga ligjet e rëndësishme në drejtësi por nuk janë të gjitha”- tha Rrustemi.
Nga 71 ligje, në sesionin vjeshtor janë miratuar 27 ligje dhe 5 marrëveshje ndërkombëtare.