Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti i LVV-së - opozitës: Ju a jeni për Zajednicën?

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i është drejtuar me një sërë pyetjesh deputetëve të opozitës.

Rrustemi ka kërkuar nga opozita që tregojnë se a janë për “Zajdenicën” – Asocacionin e komunave me shumicë serbe dhe se a e duan atë për të ardhmen e Kosovës.

“A bën një herë faktorë e aktorë politik të ish pushtetit të thonë me zë të lartë se çka duan për Kosovën, jo çka don Vuçiqi? A bën me na tregu ju a jeni për Zajednicën? Jo çka po thotë Serbia e as çka po thonë e kërkojnë negociatorët. A e doni ju për Kosovën tash e në të ardhmen Zajednicën e Vuçiqit, kjo është pyetja që ju duhet të përgjigjeni. A duam të jemi unik e bashkë për Kosovën pavarësisht gjithçkaje që na duhet e na kërkohet?”- është shprehur Rrustemi.

Deputeti ka kërkuar nga të gjithë që të qëndrojnë bashkë në kauzat “jo Zajdenciës, jo Vuçiqit brenda Kosovës dhe jo stërndarjes së Kosovës mbi baza etnike”.

“Sa herë jeni ligshtuar para këtyre rrethanave çdo herë ja keni dhuru nga një dëm Kosovës. Provoni për herë të parë që të qëndroni, le të qëndrojmë bashkë jo Zajdenciës, jo Vuçiqit brenda Kosovës dhe jo stërndarjes së Kosovës mbi baza etnike”- tha Rrustemi.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, thirri për të martën në mesditë një takim me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë, siç thonë për të dëgjuar perspektivat për Asociacionin, ndërsa në po të njëtën kohë u thirr një protestë në Prishtinë për ta kundërshtuar marrëveshjen e Asociacionit.