Vetëm dy koalicione janë paraqitur deri më tani në KQZ

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani janë paraqitur vetëm dy koalicione për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për KALLXO.com ka bërë të ditur se janë paraqitur dy njoftime për koalicione nga radhët e komuniteteve.

“Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Gradanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.

Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).