Foto: Ilustrim

Vetëm dje 35 aksidente komunikacioni, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit. Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 35 aksidente komunikacioni, një me fatalitet, 18 me të lënduar dhe 17 të tjera vetëm më dëme materiale.

Dje rreth orës 12:20, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë është goditur me automjet një vajzë e mitur.

Viktima si pasojë e plagëve te marra në aksident ka ndërruar jetë. Sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 218 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 13 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje./21Media