Veseli: Tomor Morina së shpejti do të kthehet në familjen e vet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi.

Veseli ka thënë se së shpejti Tomor Morina do kthehet në familjen e tij.

“Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij. Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Gjykata Penale e Shkupit ka dhënë mendimin lidhur me ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili, sipas saj, nuk duhet të esktradohet në Serbi.

Gjykata konsideron se në rastin në fjalë nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Morinës, ndërsa mendimin, me gjithë dokumentacionin, përfshirë edhe kërkesën serbe, e ka dërguar për shqyrtim të mëtejmë në Gjykatën Supreme.

Gjykatat Penale gjithashtu e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit deri në përfundimin e gjithë procedurës.