Foto: Kallxo.com

Veseli nga holli i Kuvendit: Unë do të jem kandidat për kryeministër

Ish- kryetari tashmë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për gazetarë pas shpërndarjes së legjislaturës së VI-të të Parlamentit.

Ai ka thënë se shkuaria e vendit drejtë zgjedhjeve të reja ka qenë e pashmangshme.

“Urime, do të shkojmë në zgjedhje. Që nga dita e parë kam deklaruar se zgjedhjet janë e vetmja zgjedhje”, deklaroi Veseli.

Ai ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryeministër të ardhshëm.

“Unë jam Kadri Veseli, do të jem kandidat për kryeministër të Kosovës, unë veç diçka në jetë di- me mbajtë fjalën”, tha ai para gazetarëve.

Ai ka vazhduar me diskurs kundër korrupsionit edhe në ditën e shpërndarjes së Kuvendit.

“Ju kam thënë se do të largohen të gjithë uzurpatoret nga pronat e uzurtupara, se ligji më i fortë se secili që mendon që është i fortë në Kosovë, janë larguar. Kështu do të jetë edhe lufta kundër korrupsionit”, tha tutje ai.

“Këto zgjedhje janë për t’i dhënë një legjitimit qytetarëve, dhe perspektiven e modernizimit të shtetit tonë. Votoni ata që janë më të mirët. Unë do të jem kandidat për kryeministër”, tha në fund ai.