Foto- Facebook, Verë n'Dimër

"Verë N ‘dimën" në Prishtinë, hapet aplikimi për bizneset e vogla

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur që është hapur aplikimi për bizneset e vogla të cilat do të bëjnë shitjen e produkteve të tyre në shtëpizat e drurit, të cilat do të vendosen në kuadër të aktivitetit “Verë n ‘Dimën”.

“Verë n’Dimën” është aktivitet kulturor që Komuna e Prishtinës organizon tash e disa vite në prag të festave të fundvitit në sheshin “Skënderbeu”.

“Ky aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës në prag të festave të fundvitit, ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla. Këto biznese do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve ushqimore, suvenireve dhe kartolinave punëdore në shtëpizat e drurit, të cilat do të vendosen në sheshin “Skënderbeu”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se afati për aplikim është i hapur nga data 8 nëntor deri më 12 nëntor 2021, prej orës 08:30 – 15:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës (sporteli nr.1).

Verë n ‘Dimën rikthehet këtë vit me edicionin e shtatë pas një viti pauzë për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19.

Detajet tjera lidhur me aplikimin mund t’i gjeni KËTU.