Venera Çerkini: Kemi 15 raste në gjykatë ku komunat nuk e kanë respektuar vendimin e Ministrisë

Venera Çerkini, drejtoreshë e Departamentit ligjor në Ministrinë e Pushtetit Lokal ka folur lidhur me vendimet për shfrytëzim të pronave nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Ajo në emisionin “Jeta në Komunë” tha se kanë 15 raste në gjykatë ku komuna nuk ka respektuar vendimin e MPL-së.

“Asnjë akt i komunës nuk mund të miratohet dhe të prodhojë efekte juridike nëse ne nuk e miratojmë. Shkelja më e madhe që bëjnë komunat kur japin pronë në shfrytëzim është tek gabimet teknike ku ende shkruan ‘pronë shoqërore’ por është e komunës. Në rast se komuna nuk e respekton rekomandimin për kthim prapa nga ana MPL, ne atë vendim mund ta kundërshtojmë në gjykata kompetente. Afër 15 raste i kemi në gjykatë vetëm këtë vit” ka thënë Çerkini.

Ajo tutje shtoi se vendimi në Kuvendin e Komunës nuk është përfundimtar, ai vjen në MPL për të parë nëse i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e planit zhvillimor komunal për dhënie të një prone në shfrytëzim.

.