Veliu pas humbjes në Podujevë: Propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false

Nënkryetari I LDK-së, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas humbjes së LDK-së në Komunën e Podujevës.

“Llapjanët folën dje. Kur flet sovrani të gjithë duhet të heshtin. Dega e LDK-së në Podujevë, që nga themelimi i partisë prej 31 vitesh, e pësoi humbjen e parë në zgjedhje. Është e rrallë për një parti demokratike të ketë besim aq të gjatë qytetar, të palëkundur dhe konsistent, në kohë të vështirë dhe ditë të mira”, ka shkruar Veli.

Ish kryetari i Podujevës ka shkruar tutje se e çmon jashtëzakonisht shumë besimin që qytetarët i dhanë për gati 31 vite.

“Këtë besim e kam respektuar dhe do ta vlerësoj përgjithmonë. Koha do ta dëshmojë se propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false”, ka shkruar Veliu.

Sipas tij, kundërshtarët politikë LDK nuk i konsideron armiq, siç  ata sipas Velit e identifikojnë LDK-në.

“Sot është një ditë reflektimi për neve. Do ta analizojmë me kujdes humbjen në zgjedhjet lokale, do të identifikojmë dhe korrigjojmë mangësitë tona, do ta zgjerojmë ekipin komfor nevojave të qytetarëve, për t`u rikthyer triumfalisht në Podujevë në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme”, ka shkruar Veliu.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Podujevës më 29 nëntor të këtij viti, e nxorën fitues pa balotazh Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosje.

‘Përmbysja politike’ e Agim Veliut në Podujevë