Vjosa Osmani dhe Blerim Vela Foto: Presidenca e Kosovës
Vela i reagon Bërnabiqit pas deklaratave për zgjedhjet në veri
Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila shkroi se mbajtja e zgjedhjeve në veri është legalizim dhe legjitimim i getos së fundit evropiane.
Vela e ka quajtur Bërnabiqit “fikus politik” të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Shefi i kabinetit të presidentes ka thënë se regjimi serb ka kërkuar që të bllokoj zgjedhjet në veri përmes ndërhyrjeve.
“Mbreti i çmendur Vuçiq ka një oborr plot me shakagjinj. Njëri prej tyre ndodh të jetë fikus politik që vepron si kryeministre e Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan, ata janë të zemëruar dhe po bëjnë sulme qesharake”- shkroi ai.
Mad king Vučić has a full court of jesters. One of them happens to be the political ficus who acts as Serbia’s PM.
The regime in Belgrade sought through electoral interference to block elections in north Kosovo. Now that they failed they’re unhinged & making ludicrous attacks! https://t.co/uhFoEUozVh
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 23, 2023
Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës