
Blerim Vela
Vela i Presidentes: Policia e Serbisë ndaloi dy policë të Kosovës
Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se gjatë javës së kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan dhe intervistuan dy zyrtarë policor të Kosovës.
Ndalimi i këtyre të fundit, sipas Velës u bë në kufi teksa ata po kalonin transit.
Vela tha se kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes.
“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia bën të kundërtën!” – ka shkruar Vela.
Last week, Serbia’s police & BIA stopped/interviewed 2 Kosovo
Police officers at the border as they were transiting.This is evidence of SRB’s illegal actions that hinders freedom of movement.
Instead of joining forces with 🇽🇰 to fight cross-border crime, SRB does the opposite!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 1, 2023
KALLXO.com ka raportuar para disa ditëve për një rast të tillë, i cili rast ishte konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
“Ju njoftojmë se zyrtari policor i cili ka qenë duke kaluar transit nëpër Serbi, i njëjti pa ndonjë arsye është ndaluar në orët e mëngjesit, ku është mbajtur për disa orë, për t`u liruar në orët e pasdites” – thuhej në përgjigjen e Policisë.
Më tej, në përgjigje bëhej e ditur se zyrtari policor se pas lirimit, rreth orës 17:00, kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
Zyrtari policor i Kosovës ndalohet në Serbi, lirohet pas disa orëve