Foto: Ilustrim

Vdesin dy persona në një vetaksident me traktor në Novobërdë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës dy persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në Novobërdë.

Sipas raportit 24-orësh policor, dy viktimat derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident .

“Si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit” – ka thënë PK.

Tutje është thënë se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.