Vdes një person në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Një burrë 41-vjeçar, ka vdekur në mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se për ngjarjen, Policia janë njoftuar rreth orës 07:15 dhe se viktima është nga fshati Romaj-Has.

Viktima, sipas Bytyqit, ishte pranuar në spital me datën 7 janar 2023, ndërsa sot rreth orës 06:42 është konstatuar vdekja e tij.

“Në vendin e ngjarjes ka dal policia me hetuesit përgjegjës, të cilët i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin” – ka treguar zëdhënësi.

Ai tutje ka shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës i dorëzohet familjareve.