Ilustrim

Vdes një person në Ferizaj, goditet me grusht gjatë një përleshje

Një person ka mbetur i vdekur pas një përleshje që ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (50 vjeçar) i cili ka rënë me kokë në asfalt. 

Sipas njoftimit i dyshuari e ka dërguar viktimën në ambulancë dhe i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe rreth orës 00:45 viktima ka vdekur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë”, thuhet në njoftim.