Vdes një 16 vjeçar në Junik

Një person i moshës 16 vjeçare ka vdekur mbrëmë rreth orës 19:40, në Junik.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se për momentin shkaqet e vdekjes ende nuk dihet.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekoligjor për obduksion, ndërsa për momentin ende nuk dihen shkaqet e vdekjes” – ka thënë Gashi përmes telefonit.