Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura dje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur në QKUK këmbësori që u godit nga një veturë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.