kamenic

Foto: Denis Sllovinja

Vdes këmbësori në Kamenicë pasi u godit nga vetura

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Adem Jashari” në Kamenicë.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, një këmbësor ka vdekur, pasi që i njëjti është goditur nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari.

Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 19:00,  i dyshuari derisa kishte qenë duke drejtuar veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur këmbësorin i cili në atë moment kishte qenë duke kaluar rrugën.

Si pasojë e goditjes me veturë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Përveç njësive policore, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurorit, me urdhër të të cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.