Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet dje në Dragash

Të mërkurën rreth orës 8:30 në Dragash ka ndodhur në aksident trafiku me fatalitet.

Sipas njoftimit të Policisë, një burrë që ka qenë duke vozitur veturën nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku.

Si pasojë, vozitësi ka pësuar lëndime dhe më pas ka vdekur.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”-thuhet në njoftimin e Policisë.