Vdes një 49-vjeçar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një 49-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – ka thënë Borovci.