Zef Deda. Foto: Facebook/Teatri ‘Migjeni’.

Vdes aktori shqiptar Zef Deda

Njëri nga aktorët më të njohur shqiptar, Zef Deda ka vdekur sot në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e Dedës është bërë i ditur nga Teatri “Migjeni” në Shkodër.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne, aktori i shquar, ‘Mjeshtri i Madh’ Zef Deda. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”-thuhet në njoftimin e Teatrin “Migjeni” në Facebook.

Zef Deda ishte ndër humoristët më të njohur të estradës shqiptare.

Ka lindur në Shkodër më 1950. Ka punuar për më shumë se 4 dekada në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ai njihet për shumë role komike të interpretuar në shumë komedi, si: “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Kushëriri nga Amerika”, etj.