Vdes 41-vjeçari, u godit nga vetura në Pejë

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Bill Klinton në Pejë.

Viktima është një burrë, 41 vjeçar.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 00:47 kanë pranuar informatën se ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë.Trupi i viktimës  SH. G.  mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar  në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”- thuhet në komunikatën e organeve të rendit.