foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person nga Prizreni dyshohet se ka vdekur nga rrokullisja me traktor.

Policia thotë se dje kanë pranuar raportimin se gjatë punës në një vend malor ai ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Tutje theksohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Policia thotë se me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.