Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje që po cilësohet si e dyshimtë që ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima ka vdekur në shtëpinë e dëshmitarit dje në orët e hershme të mëngjesit.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka thënë se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.