Foto: KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

Një person, shtetas i Serbisë, në rrethana të panjohura ka vdekur dje rreth orës 9:00.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka qenë duke punuar dhe se nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Rasti, i cili po trajtohet si vdekje e dyshimtë, është në procedurë.