Vdekja e dyshimtë në Malishevë, arrestohen katër persona dhe konfiskohet një armë

Policia ka arrestuar katër persona lidhur me rastin e vdekjes së një burri në fshatin Balincë të Malishevës që dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se është konfiskuar edhe një armë zjarri.

“Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”- ka thënë ai.

Vdes një burrë në Malishevë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri