Vdekja e dy personave nga aksidenti në Klinë, prokuroria jep detaje

Dy persona mbetën të vdekur nga një aksident në mes trenit dhe një furgoni në Klinë.

Vdekjen e tyre e konfirmoi Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurori kujdestar.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi tha se prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupave të viktimave në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prokurori i shtetit ka dal në vendin e ngjarjes njëkohësisht ka shkuar edhe në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga mjeku kujdestar i është konfirmuar vdekja e dy viktimave. Prokurori njëkohësisht ka urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në IML për obduksion”- tha Nikçi.

Vdesin dy personat që u aksidentuan në Klinë