Greva, Foto: KALLXO.com

Vazhdon greva në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore të Prishtinës po vazhdojnë grevën.

Greva po mbahet me kërkesën për aprovimin e Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive.

Greva për momentin ka pezulluar seancat gjyqësore, në përjashtim te rasteve të paraburgimit dhe të dhunës në familje.

Përmes një komunikate në media, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se nuk e përkrah grevën e nisur nga punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit në Prishtinë.

Këshilli ka bërë thirrje që të rishqyrtohet vendimi për fillimin e grevës dhe punëtorët t’i kthehen punës në mënyrë që t’iu jepet hapësirë institucioneve përgjegjëse për përmbushjen e kërkesave.

Greva po mbahet nga Shoqata Sindikale e Gjykatës Themelore të Prishtinës.