Obiliqi - Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com

Vajza e mitur kanos babanë

Policia ka njoftuar se është arrestuar një vajzë e mitur pasi dyshohet se e kishte kanosur babanë e saj.

Rasti ka ndodhur në Obiliq dje rreth orës 14:00.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.