Vajza deputete e Gani Gecit tërheq nënshkrimin për seancën e 'rimëkëmbjes'

Deputetja nga radhët e LDK-së, Marigona Geci ka njoftuar se e ka tërhequr nënshkrimin e saj për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Deputetja Geci i ka dërguar letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, sipas ë cilës ajo e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për thirrjen e seancës së sotme pasi nuk ka qenv e njoftuar se kjo është bërë me iniciativë të PDK-së.

Sipas nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, kjo është bërë me arsyetimin se e ka nënshkruar listën e LDK-së për iniciativën e kësaj partie, dhe jo nismën e PDK-së.

“Deklaron që nuk ka qenë e njoftuar që iniciativa është e një grupi parlamentar tjetër, në këtë rast e PDK-së”, tha Nagavci.

LIVE – Seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike