LIVE – Seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme të thirrur për sot.

Në këtë seancë, do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Për këtë ligj tash e disa javë koalicioni qeveritar nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvend për ta miratuar.

Ndërkaq, PDK-ja para disa ditësh tha se do të votojë këtë ligj, nëse përfillen kushtetet e tyre përmes katër propozimeve në amandamente.