Ushtria ruse vendosë avionë me raketa hipersonike në enklavën e Kaliningradit

Luftës në Ukrainë nuk po i shihet fundi. Sot është dita e 177 e luftimeve që nga 24 shkurti i këtij viti kur Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të Ukrainës dhe të “çrrënjosjes” së njerëzve që ai i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.

Madje, luftimet ndërmjet forcave pushtuese ruse dhe atyre ukrainase janë intensifikuar javëve të fundit. Për më shumë, rajoni dhe Evropa rrezikojnë një katastrofë biologjike pasi që termocentrali më i madhë në Evropë Zaporzhizhia në Ukrainë është bërë vatër e luftimeve të ashpra ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. OKB dhe dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po bëjnë apel që ky termocentral të ç’aramatoset dhe të mos jetë pjesë e luftimeve midis palëve në konflikt.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit nga dhe në Ukrainë janë të shumta dhe intenzive si nga aspekti ushtarak ashtu edhe nga aspekti diplomatik.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka paralajmëruar se forcat ruse mund të përgatiten të organizojnë një “provokim” në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Moska. Agjencia e inteligjencës mbrojtëse e Ukrainës tha se është e shqetësuar që Rusia kishte plane për ta organizuar një incident në termocentral të premten dhe ka informacione se stafi i kompanisë bërthamore ruse Rosatom është larguar nga vendi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka bërë thirrje për një tërheqje urgjente të forcave ushtarake nga vendi. António Guterres tha se ishte “shumë i shqetësuar” për situatën në termocentralin e Zaporzhzhia dhe tha se duhej çmilitarizuar. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar të ketë rënë dakord me Guterres për një kornizë për një vizitë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për ta inspektuar termocentralin. “Ne jemi të shqetësuar. Ne nuk duam një Çornobil tjetër”, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe 42 janë plagosur në dy sulme të veçanta ruse në Kharkiv, sipas guvernatorit të tij rajonal. Tre civilë u vranë dhe 17 u plagosën në një sulm me raketa para agimit të enjten, pas një sulmi nga Rusia një ditë më parë. 

Katër shpërthime e kanë goditur një zonë pranë një aeroporti të madh ushtarak rus në Krime të enjten, raportuan burimet lokale, por një zyrtar pro-Moskës tha se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm. Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev, ka deklaruar se forcat anti-ajrore ruse kishin rrëzuar një dron ukrainas.

Dy fshatra rusë u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën të enjten, thanë autoritetet lokale. Një depo municioni ka marrë zjarr pranë fshatit Timonovo, më pak se 50 km nga kufiri ukrainas në provincën Belgorod, tha në një deklaratë guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

SHBA po përgatit rreth 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën dhe këtë ndihmë financiare mund ta bëjë publike sot, i thanë Reuters të enjten tri burime të njohura me këtë çështje. Presidenti Joe Biden do ta autorizojë ndihmën duke përdorur autoritetin e tij për tërheqje presidenciale, i cili i lejon presidentit të autorizojë transferimin e armëve të tepërta nga stoqet e SHBA.

Ushtria ruse njoftoi se ka vendosur avionë luftarakë të armatosur me raketa hipersonike të teknologjisë së fundit në rajonin e enklavës së saj në Kaliningrad, një vendim ky që është interpretuar gjerësisht si një përgjigje ndaj armatosjes së Ukrainës nga perëndimi.

Presidenti ukrainas Zelenskiy ka konfirmuar se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për negociatat e paqes, duke thënë se bisedimet me Rusinë janë të mundshme vetëm nëse forcat ruse largohen nga territori i pushtuar ilegalisht në Ukrainë.

Estonia është goditur nga sulme të shumta kibernetike pasi hoqi një monument tanku të epokës sovjetike nga një rajon, popullsia e të cilit është kryesisht e banuar me rusë etnikë, tha qeveria e saj. Ministri i Jashtëm i Estonisë e mbrojti gjithashtu vendimin e vendit të tij për t’i ndaluar turistët rusë që të hyjnë në Estoni./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala