Universiteti i Ferizajt akreditohet për tri vitet e ardhshme

Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt i është vazhduar akreditimi instuticional edhe për tri vite.

Kështu ka vendosur sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë, pasi që ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga Agjencioni i Akreditimit të Kosovës rekomanduan një gjë të tillë.

Për këtë  votuan të gjithë anëtarët e KShC-së në mënyrë unanime.

KShC po ashtu në mbledhjen e sotme ua riktheu akreditimin e universiteteve publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës ndërsa i është vazhduar akreditimi i Universitetit të Prishtinës edhe për 5 vite.

KShC vendos për akreditimin e tre universiteteve publike

Pavarësisht pandemisë me COVID-19, Agjencia e Kosovës për Akreditim kishte bërë vlerësimin e institucioneve nga distanca dhe ka përfunduar vlerësimin e 14 institucioneve të arsimit të lartë, që i’u ka skaduar akreditimi, prej tyre 5 universitete publike dhe 9 kolegjeve private.