Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Unikkatil, unik për Haradinajn

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me këngëtarin e muzikës rep, Viktor Palokaj, i cili është i njohur me emrin artistik, Unikkatil.

Haradinaj ka thënë se Unikkatil kudo që performon pikënisje e ka Kosovën.

Sipas Haradinajt, Unikatili është unik.

“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës!”, thuhet në postimin e Haradinajt në Facebook.

Haradinaj dhe Unikkatili janë fotografuar pranë flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar. Dhe së bashkë kanë bërë simbolin e shqiponjës.