Ulësja e mesit në EasyJet do të jetë e zbrazët për të mundësuar distancën fizike
16.4.2020 - 15:21
Linja ajrore që ofron fluturime me kosto të ulët EasyJet, planifikon që ulëset e mesit në aeroplanët e saj t’i mbajë bosh, për të mundësuar distancimin fizik mes pasagjerëve.
Shefi ekzekutiv, Johan Lundgren, shfaqi shpresën se kjo masë e kompanisë do të inkurajojë më shumë njerëz të fluturojnë me aeroplanët e saj.
Në fund të muajit mars, linja ajrore pezullli punën e gjithë flotës së saj.
Kompania është përballur me kritika nga klientët të cilët kanë pasur probleme të marrin rimbursime, pas anulimit të fluturimeve për shkak të pandemisë, raporton BBC. /REL