Ujësjellësi (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Ujësjellësi nis kontrollimin për kyçje ilegale

Ujësjellësi ‘Prishtina’ ka njoftuar se ka filluar kontrollimin e zonave në identifikimin e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Ujësjellësi ka njoftuar konsumatorët në zonat e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, kjo kompani ka formuar grupe- komisione të veçanta për identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e  kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Ujësjellësi ka njoftuar se në të njejtën kohë, kërkojnë nga konsumatorët që  të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.