Dëmtohet linja e ujësjellësit Badoc-Prishtinë

Ujësjellësi Prishtina ka njoftuar se është dëmtuar gypi i çelikut në linjën Badoc-Prishtinë.

Në njoftim thuhet se nga ky gyp ka qenë arterie kryesore e furnizimit të qytetit me ujë duke përfshirë degëzimin fillestar për Graçanicën, pastaj Hajvalinë, Veternikun e mbi të gjitha Prishtinën me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe Aktashi një pjesë.

Tutje, Ujësjellësi ka thënë se kjo linjë është ndër më të vjetrat ndërsa është dëmtuar duke u munduar të mbajnë kapacitete maksimale në furnizim të pikave të larta.

Gjithashtu, Ujësjellësi ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit së bashku me drejtoren teknike që nga mbrëmë janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë.