U larguan nga lufta, mbërrin në Shqipëri familja e parë ukrainase

Një familje ukrainase që është larguar nga vendi që është në situatën lufte ka mbërritur këtë të diel në Shqipëri.

Sipas Ministres shqiptare për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, familja është strehuar në Tiranë.

Ajo në rrjetin social “Facebook” ka postuar një foto të familjes që po strehohet në Shqipëri.

Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen! Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”, shkruan Spiropali/TopChannel/.