Trusti: Detajet e aplikimit për 10 përqindëshin vetëm pasi ligji të hyjë në fuqi

Pas gjashtë tentimeve, Kuvendi i Kosovës ka arritur sot që ta votojë në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili mundëson tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga  trusti pensional.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se pas leximit të dytë në Parlament dhe më pas dekretimit nga Presidenti do të bëhen të ditura detajet e aplikimit.

“Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit’ shkruan në njoftim

Ky projektligj u votua në lexim të parë me 64 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Vlera e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është 385 milionë euro.