Tri lagje të Prishtinës vazhdojnë të kenë mungesë të ujit të pijshëm

Ujësjellësi “Prishtina” ka treguar dëmtimi i gypave mund të jetë shkaktar i mungesës së ujit në tri lagje të Prishtinës.

Kjo ndërmarrje publike ka njoftuar se tash e shtatë ditë janë duke punuar në terën, në lagjet: Arbëri, Dardani dhe Kalabri, pasi ka dyshime se një nga kompanitë që është duke punuar për Termokosin në rrjetin e ngrohjes mund të ketë dëmtuar gypin.

“Po bëhen shtatë ditë detektim dhe inspektim i rrjetit të ujësjellësit për gjetjen e defektit në gypin që i furnizon këto tri lagje me ujë të pijshëm… pasi kemi humbje e ujit dhe rënie e presionit në katet e larta të lagjeve të lartë cekura”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit “Prishtina”.

Kompania e Ujësjellësit ka thënë nuk janë informuar me kohë nga palët e tjera derisa ende nuk po dihet saktësisht natyra e defektit të shkaktuar në atë rrjet.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë vazhdimisht në teren duke e bërë të pamundurën në saktësimin e rrjedhjes së ujit dhe janë duke u marrë sistematikisht me këtë problem, hap pas hapi, në shumë puseta, ujëmatës zonal dhe rrjetin në përgjithësi, pasi që ky rrjet ka një shtrirje të gjerë dhe vështirësi teknike deri në gjetjen e problemit”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Ujësjellësi Prishtina paralajmëron rregullim të problemit me ujë në dy lagje