Ujësjellësi Prishtina paralajmëron rregullim të problemit me ujë në dy lagje

Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se do të inspektojë rrjetin e ujësjellësit nga lagjja Arbëria deri në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas KRU  “Prishtina” inspektimi po realizohet në dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, ku ujësjellësi nuk është informuar me kohë, derisa ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke inspektuar linjën teknike në rrjetin e ujësjellësit duke filluar nga lagjja “Arbëria,, e deri në lagjen “Dardania,, në Prishtinë. Inspektimi po realizohet në dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, ku ne si ujësjellës nuk jemi duke u informuar me kohë, derisa ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet. Pa ujë të pijshëm, nga orët e hershme të ditës së sotme janë katet e larta të ndërtesave të reja në njërën pjesë të  lagjes ,, Arbëria,, dhe ,, Dardania ,, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e kateve të larta të dy lagjeve të lartpërmendura.