Foto: Termokos/Facebook

'Termokos' pritet t'i ndajë 15 bursa për studentë të fakulteteve teknike të UP-së

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se 15 bursa për studentë të fakulteteve teknike të Universitetit të Prishtinës do të ndahen nga Termokos.

Ai ka thënë se studentët mund të aplikojnë për bursë deri më datë 1 shkurt 2024.

Ndërsa, dokumentetet e nevojshme duhet të dorëzohen tek Dekanati i njësive akademike të UP-së.

“Deri më datë 01.02.2024, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të mund të aplikojnë për bursën të cilën e ndan NQ Termokos – për të dytin vit me radhë” – ka shkruar Osmani, në profilin e tij në Facebook.

Sipas Osmanit, Termokos është i përkushtuar t’i ndihmojë studentët e Kosovës, pasi i sheh si inxhinierë të ardhshëm dhe me të cilët do të ndërtojnë vendin.