Punime nga Termokos-i, 'Trafiku Urban' me ndryshim të përkohshëm për linjat 1 dhe 3C

Ndërmarrja komunale ‘Trafiku Urban’ në Prishtinë, ka bërë të ditur se si shkak i disa punimeve që do kryhen nga ngrohtorja Termokos në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, gjatë ditës së shtunë dhe të diel do ketë ndryshim të qarkullimit për linjat 1 dhe 3C.

“Bazuar në pëlqimin nga Drejtoria për Shërbime Publike pran Komunës së Prishtinës për bllokim të rrugës “Agim Ramadani” me datën 08.04.23 dhe 09.04.23 (dite e shtune dhe e diel) për shkak të punimeve të cilat do të kryhen nga Ndërmarrja Publike ‘Termokos’, do të ndryshon edhe rrjedhja e qarkullimi të trafikut”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të ‘Trafikut Urban’, autobusët e linjës nr. 1, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën “Eqrem Çabej”.

Kurse, autobusët e linjës nr. 3c, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën ““Eqrem Çabej” për të vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.