Foto: KALLXO.com Ilustrim

Tre të arrestuar në Hajvali të Prishtinës për armëmbajtje pa leje

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:15 në Hajvali të Prishtinës, për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga njëri i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me 4 fishek.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.