Rrëzimi i shtyllës elektrike në Prishtinë, 20 tetor 2022, Foto: KALLXO.com

Tre persona u lënduan pas rrëzimit të shtyllës elektrike mbi një veturë në Prishtinë - VIDEO

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rënies së një shtylle elektrike në rrugë sot në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se shtylla ka rënë mbi një veturë që ka qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje” – ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo tregoi se tre personave të lënduar iu është ofruar tretman mjekësor.

Ahmeti tregoi se njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin.

Gjatë ditës së sotme një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë në lagjen Pejton në Prishtinë.

Shtylla elektrike bie mbi një veturë në Pejton – FOTO