Tre persona pozitivë me COVID-19 në Kamenicë

Sipas rezultateve të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 119 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Nga 119, 3 prej tyre janë nga Komuna e Kamenicës. Listës së personave të shëruar i është shtuar edhe një person nga Kamenica.

“Tre persona rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës dhe një person shërohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:

– 156 raste të identifikuara;

– 112 të shëruar plotësisht;

– 32 raste aktive;

– 12 të vdekur.

“Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse”, thuhet në thirrjen e Komunës për qytetarët.