Tragjedia në Pozheran, 4 viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje

Ngjarja tragjike që ka ndodhur para pak minutave në fshatin Pozheran të Vitisë la të vdekur 4 persona.

Siç merr vesh KALLXO.com, vrasja ka ndodhur brenda familjes.

KALLXO.com merr vesh nga burime brenda Policisë se viktimat janë të së njëjtës familje dhe dyshohet se dorasi ka vrarë veten në fund.

Vrasjet dyshohet se janë kryer me armë të zjarrit.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Lexo edhe

Zyrtari i IKShPK-së filmohet duke i marrë paratë

 

Tragjedi në Pozheran të Vitisë, dyshohet për vrasje të katërfishtë